Komisioni i Ankesave mblidhet nesër për kryebashkiaken e Lushnjes, ja sa rrezikon Eriselda Sefa për fushatën që bëri në spital

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, do të mblidhet nesër, në orën 11.00, në një seancë publike për shqyrtimin e kërkesës së KQZ për vendosjen e sanksionit administrativ, shkruan newsbomb.al.

Referuar vendimit të KQZ, Sefa, ministrja Manastirliu dhe Taulant Balla kanë bërë një vizitë në spitalin e Lushnjes më datë 26 shkurt 2022, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore. Nëse KAS lë në fuqi raportin e përgatitur nga KQZ, Eriselda Sefa do të dënohet me 50,000 lek gjobë.

“Nga hetimi administrativ i kryer dhe nga provat materiale të administruara në dosjen hetimore administrative, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vlerëson se se zj. Eriselda Sefa, kandidat për Kryetar të Bashkisë Lushnjë, e propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, me përdorimin e ambienteve të Spitalit Lushnjë dhe me përdorimin e detyruar në fushatë zgjedhore të administratës shtetërore brenda orarit të punës për veprimtari dhe/ose aktivitete për qëllime zgjedhore dhe për kryerjen e takimit elektoral, ka përdorur burime publike në mbështetje të fushatës së saj zgjedhore, në kuptim të nenit 91, pika 1, të Kodit Zgjedhor.”

Gjithashtu, nga hetimi i KQZ ka rezultuar e provuar se drejtori i Spitalit të Lushnjes, Perin Vogli, nuk ka pasur dijeni për kryerjen e fushatës elektorale në ambientet e institucionit që drejton, nga kryebashkiakja e qytetit, e cila në 6 mars kërkoi vazhdimin e qëndrimit në detyrë.

Përsa i përket ministres Manastirliu, KQZ thotë se “Rezultoi e provuar se, veprimtaria e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk përbën veprimtari të ndaluar në kuptim të nenit 3, të vendimit nr. 9 datë 24.12.2020, pasi zj. Manastirliu ka qënë në kryerjen e detyrave të saj funksionale.

Kryerja e fushatës së zj. Sefa ka dalë përtej axhendës ndërinstitucionale dhe për aq sa ishte dakordësuar. Në këto kushte, Ministria nuk ka qënë në dijeni që aktiviteti i organizuar do të përdorej për fushatë elektorale.”

Zjarr Tv Ad