Komisioni i Disiplinës me ‘dorë të hekurt’. Vendimet e plota

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është mbledhur dhe ka bërë publike ditën e sotme të gjitha dënimet për shkeljet e rregullores në javën që lamë pas. Bie në sy që dënimet kanë qenë më së shumti në kategoritë inferiore dhe jo në Superligë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

  1. Zyrtari i KF “Korabi”, Florian Beqiri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  2. Lojtari i KF “Vora”, Enton Allmeta, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF “Albpetrol”, Gëzim Hyska, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF “Naftëtari”, Klaudio Hoxha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF “Përmeti”, Paulin Zhamo, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF “Përmeti”, Xhuljo Mamushi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF “Gramozi”, Gerald Gjoni, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF “Gramozi”, Mario Baki për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF “Butrinti”, Xheison Mucaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë lekë). Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të shlyhet në masën 20%.
  10. KF “Butrinti”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos përmbushur rregullat e sigurisë dhe mos mbajtjen e rregullit e qetësisë në stadium, bazuar në nenin 64/1/b), 64/1/e) dhe 65/2 të KDS dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
  11. Zyrtari i KF “Maliqi”, Gëzim Manjanaku, për sjellen e gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  12. KF “Maliqi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes dënohet me zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
  13. KF “Kukësi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kastrioti” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  14. Lojtari FC “Internacional Tirana” U-17, Herdis Peqini, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i KF “Shkëndia Tiranë” U-17, Kristi Lleshi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. KF “Butrinti” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Republica” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

 

Zjarr Tv Ad