Komisioni i Ligjeve miraton në parim pr.ligjin për Amnistinë Penale, ja sa vota pro mori

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për Amnistinë Penale.

Projektligji “Për dhënie Amnistie” u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër.

Partia Socialiste i duhen 84 vota në Kuvend për të miratuar pr/ligjin për aministinë penale, vota të cilat maxhoranca nuk i ka.

Sipas pr/ligjit aktual të aministisë përfitojnë 100 persona të cilët kanë marrë dënimin e formës së prerë, kryesisht në shërbim prove.

“Unë i qëndroj propozimit tim, nuk futem në qëndrimet në propozimet tuaja por të futem në një proces, unë nuk jam një individ, është një parti që mban përgjegjësi politike për impaktin në të ardhmen. Nuk mund të hyjmë në një proces ku deputetët e mazhorancës sjellin amandamente ndërsa amendamentet tona nuk pranohen. Miratimi i një ligji me shumicë të cilësuar me peshkim votash individuale në Parlament unë nuk ua këshilloj por nuk ëhstë në të mirin e legjitimitetit të një akti”, u shpreh deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove.

Zjarr Tv Ad