Komisioni i Ligjeve shqyrton kërkesën për shkarkimin e Metës

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paraqitur në Komisionin e Ligjeve kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas anulimit të datës së zgjedhjeve.

Balla ka deklaruar se presidenti Meta ka shkelur rëndë kushtetutën. Sipas tij, me këtë akt, presidenti ka marrë kompetencat e Parlamentit dhe të qytetarëve.

Balla: Bazuar tërësisht në Kushtetutë kërkojmë nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Presidenti ka shkelur traditën kushtetuese të konsultimeve me palët. Nuk mund të ketë ndryshim të datës së zgjedhjeve pa konsultimin e partive.

Në 2017, palët u dakordësuan për shtyrjen e zgjedhjeve. Në këto raste presidenti me konsensusin e tyre vendosi të shtyjë datën e zgjedhjeve por pa cënuar kushtetutën.

Në rastin konkret situata është ndryshe. Presidenti synon të nxjerrë një pseudo krizë institucionale.

 

Zjarr Tv Ad