Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i kërkuar nga Partia Demokratike, është mbledhur pasditen e kësaj të hëne. Ai drejtohet nga demokrati Enkelejd Alibeaj dhe ky është i pari Komision hetimor në Parlamentin e ri.
Socialistët kërkojnë që rregullorja, një nga pikat e rendit të ditës, të tërhiqet pasi ajo ka disa mangësi. Zyrtarisht Komisioni është ngritur dhe anëtarët e tij janë prezantuar nga kryetari Alibeaj, i cili është dhe personi përgjegjës për hartimin e planit të hetimit.
Rendi i Ditës:
- Deklarimi i konstituimit të Komisionit Hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.
- Deklarimi i qëllimit të ngritjes së Komisionit.
- Përcaktimi i detyrave të Komisionit.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor.
- Zgjedhja e Sekretarit të Komisionit.
- Vlerësimi i të dhënave paraprake, që përbëjnë plan paraprak hetimi dhe deklarimi i hapjes së hetimit.
- Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit.
Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët janë:
- Enkelejd Alibeaj Kryetar
- Toni Gogu Zëvendëskryetar
- Klotilda Bushka anëtare
- Blerina Gjylameti anëtare
- Aurora Mara anëtare
- Klevis Xhoxhi anëtar
- Nasip Naço anëtar
- Petro Koçi anëtar
- Bardhyl Kollçaku anëtar
- Gazmend Bardh anëtar
- Oerd Bylykbashi anëtar
- Ferdinand Xhaferraj anëtar
- Ervin Salianji anëtar
- Kreshnik Çollaku anëtar
- Petrit Vasili anëtar