“Komisioni i Rithemelimit do fitojë një ditë”/ Nesho tregon shkaktarët e krizës në PD

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diplomati Agim Nesho komentoi situatën në PD, pas dorëheqjes së vonuar të Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, ai tha se zgjedhjet e 6 marsit treguan se kush kishte mbështetje në PD, ndërsa shton se Basha është i larguar pasi humbi betejën politike dhe partia e tij nuk e besoi në aksionin politik të deritanishëm.

Ndër të tjera ai tha se grupi i Bashës tashmë do që të negociojë në mënyrë të padrejtë me Komisionin e Rithemelimit dhe shtoi se gjithçka zgjidhet me votë.

“Mënyra si u pasua dorëheqja tregoi se nuk kishte një sinqeritet për vetë kushtet e vendosura dhe mënyrat si bashkimi mund të parashikohet me përjashtime. Nëse Rithemelimi kërkon të ngrihej në bazë të një morali të ri çështjet që kanë parashtruar është në plan më të lartë nga ajo që kërkon pjesa tjetër pasuese e zotit Basha. Duan të negociojnë në mënyrë të padrejtë, jo në themelin e votës së lirë, kërkojnë të negociojnë në kushtet për të bërë një presion”, tha Nesho.

Diplomati tha se ende nuk ka një reflektim të plotë nga grupi i Lulzim Bashës ndërsa theksoi se Komisioni i Rithemelimit duhet të qëndrojë në pozicionin e vet pasi një ditë i gjithë procesi do të përfundojë në favor të tyre.

“Grupi i Rithemelimit të qëndrojë në pozicionin e vet, kjo i bën më të fortë. Një ditë ky proces do përfundojë në favorin e tyre. Ka nevojë që opozita të jetë prezente dhe të mos bëjë kompromis me pushtetin por të jetë garant për kërkesat e qytetarëve. Nuk po shikoj një reflektim nga grupi i Bashës, ky reflektim do dobësojë grupin e pasuesve të Bashës“, tha Nesho.

Zjarr Tv Ad