Komisioni i Rithemelimit të PD i përgjigjet Bashës për burrin e Gjylametit: Deputeti ripërtypi shpifjet e Ramës, kostot do bëhen transparente

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit të PD-së i është përgjigjuar akuzave të kryedemokratit Basha, i cili në konferencën për shtyp u shpreh se burri i deputetes socialiste Blerina Gjylameti, kishte sjellë pajisjet nga Italia për Kuvendin e Sali Berishës. Në reagim, Komisioni i Rithemelimit të PD-së shprehet se Basha “ripërtypi shpifjet e Ramës”, teksa shton se kostot modeste të atij organizimi do të bëhen publike në ditët në vijim.

Deklarata

Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike. Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.

Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!

E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona!

Zjarr Tv Ad