Komisioni i Rithemelimit tregon 6 arsyet pse nuk duhej pranuar ankimimi i Alibeajt

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

6 ARSYE PËRSE NUK DUHEJ PRANUAR ANKIMI “ALIBEAJ” NDAJ VENDIMIT NR.3 DT. 25.03.2021

Ankimi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në mënyrë rigoroze në ligj. Konkretisht personi që ka paraqitur ankimin nuk është palë në proces në kuptim të ligjit (422/a KPrC) dhe as nuk është përfaqësues legjitim i ndonjë pale në procesin e shqyrtimit të kërkesës.Kontrolli mbi legjitmimin që bën Gjykata në këtë rast nuk është substancial por vetëm formal/procedurial, pra verifikon nëse ankohet një palë që formalisht ka qenë në proces apo jo. (vendime te Gjykatës së Lartë )

Po i njëjti standart është mbajtur edhe nga ana e gjyqtares Blerina Muça, kur në vendimin për caktimin e seancës gjyqësore lidhur me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë për të regjistruar Statutin dhe vendimarrjet e Kuvendit Kombëtar të Korrikut 2021, i është referuar kërkesës së paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit me objekt “pushimin e gjykimit” duke mos e marrë në shqyrtim atë dhe duke mos e referuar në vendimin përfundimtar pikërisht si rrjedhojë e mungesës së cilësisë proceduriale. Për këtë arsye, e njëjta gjykatëa është e detyruar të mbajë të njëjtin standart, në të njëtin rast konkret duke mos e legjitimuar z.Alibeaj në paraqitjen e ankimit.

Gjykata e Tiranës e ka të konsoliduar praktikën për mospranimet e ankimeve nga palë të cilat nuk legjitimohen

Ky standart është tashmë i vendosur nga Gjykata e Tiranës dhe përmendim këtu Vendimin Nr.1041 Regj.Themeltar dt.15/10/2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhënë nga Gjyqtar Ervin Pollozhani i cili ndër të tjera shprehet :

“pra nuk ka një vendim të posaçëm nga kjo gjykatë për pranimin ose jo të kërkesave të futjes ose jo të tyre si palë ndërgjyqëse në këtë proces, në mënyrë që më pas, sipas përcaktimeve proceduriale mbi të drejtën e ankmit të parashikuara nga Neni 194/2, të K.Pr.Civile të mund të ushtrohej e drejta e ankimit..”

Çështja e legjitimimit të palës që ankohet (Alibeajt) lidhur me qënien pjesëmarrës më cfarëdo cilësie proceduriale në procesin qe ka konkluduar me vendimin nr. 3 dt. 25.03.2021 është zgjidhur me vendimin Nr.191 Regj.Temeltar dt. 04.02.2022 të gjyqtar Arben Kostandini, i cili rrëzon kërkesën e po kësaj pale për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi këta të fundit nuk janë palë në proces dhe për pasojë nuk legjitimohen. Ky vendim përjashtimi nuk është ankimuar, për rrjedhojë është i formës së prerë dhe vetë ankuesi e ka pranuar duke mos e ankimuar. (Vendimi bashkëlidhur)

Nënshkruesi i ankimit, Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të përfaqësuar Partine Demokratike sepse nuk mban zyrtarisht asnjë funksion në Parti.

Zjarr Tv Ad