Komisioni i Rithemelimit: Vëllai i Agron Kapllanaj ka marrë nga Rama kontrata miliona euroshe për banesat te “5 Maji”

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka akuzuar kryetarin e Pd në Fier, Agron Kapllanaj, se vëllai I tij ka fituar kontrata miliona euroshe nga Rama për banesat e zonës “5 Maji”.

Sipas këtij Komisioni, Lulzim Basha i braktisi banorët e “5 Majit” për shkak të këtyre kontratave, ndërsa në reagim thuhet se qytetarët e panë sesi fraksioniiI Bashës nuk u rreshtua në krah të tyre.

Deklarata e Komisionit të Rithemelimit të PD:

Tani meqë çdo ditë sjell largime të reja demokratësh nga anija e mbytur e Lulzim Bravës, gaztorit të tij nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë shpifje për të mbrojtur dhe për të thurur lavde për banditët që vazhdojnë ta rrethojnë.

I tille është rasti i Agron Kapllanaj që ndonëse i dënuar për vjedhje në Itali, sot përfaqëson Lul Bravën në Fier! Në pamundësi për të hedhur poshtë këtë fakt tashmë të bërë publik, gaztori i Bravës kërkon të na bindë se vjedhja është nder dhe lavdi!

Jo më larg se këto ditë banorët e 5 Majit panë se si pengu i Edi Ramës e shiti kauzën e tyre për hir të kontratave miliona Euroshe që vëllai i Agron Kapllanaj ka marrë nga Rama mbi gërmadhat e banesave të tyre. Qytetarët e panë vetë se si fraksioni i Bravës i braktisi dhe nuk shkoi të rreshtohej në krah të tyre.

Partia Demokratike distancohet me neveri nga pazaret Rama-Brava dhe nga banditët rreth tyre. Qëllimi i tyre është pikërisht transformimi i PD nga parti e lirisë në parti të spekulantëve që mbeten peng i Edi Ramës për sa kohë ushqehen me paratë e tij. Ata i tmerron fakti që PD po rikthehet tek vlerat e saj. Koha kur ishin dhe ministra të Ramës dhe gjoja opozitare ka mbaruar!

Aleanca jonë është me qytetarët dhe demokratët për t’u ofruar atyre një opozitë të vërtetë që ka për qëllim rrëzimin e Edi Ramës dhe jo pazaret me të!

Zjarr Tv Ad