Komisioni i Sigurisë, deputeti i PD përplaset me socialistët: Artan Lame të dalë në zyra, korrupsioni në Kadastra përbën kërcënim për sigurinë kombëtare

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinant Xhaferraj është përplasur me deputetët socialistë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me praninë e kreut të Kadastrës Artan Lame në mbledhjen e sotme. Xhaferraj u shpreh se korrupsioni në Kadastra sot përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin deklaroi se Lame është pjesë e grupit të punës së caktuar nga kryeministri për titujt e nderit.

Replikat

Ferdinant Xhaferraj: Zoti Lame duhet të lërë zyrën sepse korrupsioni në Kadastra përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Duhet të lënë këtë zyrë. Përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Elisa Spiropali: Të respektohet rregullorja, e Sqarova deputetin që kryeministri ka ngritur një grup pune për këtë projektligj për titujt e nderit.

Dhe zoti Lame është një nga ekspertët. Opinionet tuaja ju mund t’I bëni publike por ju lutem respektoni faktin që jeni në komisionin e sigurisë. Nëse doni t’iu vëmë në dispozicion botimet e Lames në këtë fushë mund ta bëjmë edhe këtë.

Zjarr Tv Ad