Komisioni i vlerësimit/ Braçe ironizon: Hapja e PD nuk heq përgjegjësitë e vrasjeve

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar sot pas ngritjes së komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë nga PD, duke ironizuar selinë blu.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se hapja e PD është një film i parë edhe herë të tjera dhe se asgjë nuk ia heq kësaj partie përgjegjësitë e vjedhjeve dhe vrasjeve.

Lajm i madh shumë; Basha ngre komision që do përzgjedhë deputetet! Ndryshim i madh, hapje e madhe! Një pyetje kam unë; A do e përzgjedhë Sali Berishën ky komisioni i ndryshimit?

Zgjohuni nga gjumi, është film i parë. Kurrë nuk hiqen përgjegjesit e vjedhjeve e vrasjeve të përbashkëta në atë parti!

Kalofshi mire me komisionin e ndryshimit të madh dhe hani nga një tas me boronica!”, shkruan Erion Braçe.

Zjarr Tv Ad