Komisioni i Vlerësimit/Kritikët e PD-së:”Do të punojmë për të zgjedhur më të mirët”

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për deputetë ka folur pas takimit me kryedemokratin Lulzim basha dhe për këtë nismë të PD duke thënë se po punojnë për të zgjedhur më të mirët.

“Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve kanë qenë serioze. Ne jemi të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontingjenti, që përbëjnë burime njerëzore jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë. Shpresoj që të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar”, tha Mustafaj.

Ndërsa Gent Ruli u shpreh se ngritja e Komisionit të Vlerësimit tregon politikë të hapjes edhe për personat që janë shprehur krítikë vitet e fundit ndaj lidershipit të opozitës.

“Është një komision që vepron mbi elementët e besimit që duhet të ketë gjithë anëtarësia dhe besimi reciprok ndaj njëri tjetrit. Janë gjenerata të ndryshme që nga themeluesit deri tek nivelet më të larta dhe prurje më të reja. Pavarësisht ndryshimeve, e përbashkët është cilësia për të qenë gjákftohtë gjatë eksperiencës por më e rëndësishmja, aftësia për të ruajtur mendimin e tyre.

Unë mendoj që ky proces është deklaruar nga vetë zoti Basha që është një politikë e hapjes, unë vetë jam njeri që kam pasur qëndrime mjaft kritike ndaj Bashës se i mendoja ndryshe proceset. Do vlerësoja që edhe kjo ftesë që mu bë është shenjë e pjekurisë dhe e hapjes”, u shpreh Ruli nga selia e PD.

Themeluesi i Partisë u shpreh se ndihet i vlerësuar që mund të japë kontribut sot me një ekip sa më cilësor kandidatësh që mund të jetë fitore e madhe e PD. Pas kësaj mbledhje do të nisë puna konkrete për vlerësimin e kandidaturave për deputetë.

Zjarr Tv Ad