Komisioni i “Zgjedhores” mblidhet ‘online’, diskuton rekomandimet e Shoqërisë Civile

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisoni i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar këtë të premte mbledhjen online, me objekt dëgjimin e organizatave joqeveritare për propozimet e tyre. Drejtuesi i kësaj mbledhje ishte Damian Gjiknuri, i cili bëri prezantimin e të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa tha se koha e secilit nuk duhet të kalonte 15 minuta.

Enkelejd Alibeaj i cili është bashkëkryetar i këtij komisioni mbajti fjalën e tij hapëse ku tha se mirë do të ishte që përveç përshkrimit, ata të dorëzojnë me shkrim propozimet e tyre.

“Iu kërkoj ndjesë për moszhvillimin e kësaj mbledhje disa ditë më parë, për arsye që tashmë dihen. Besoj kam mirëkuptimin tuaj dhe kjo është një mënyrë që do u japë mundësi të shprehni pikëpamjet tuaja mbi atë se çfarë duhet të diskutojë komisioni i Reformës Zgjedhore. E mira do të ishte që përveç përshkrimit të asaj se çfarë mendoni, të depozitoni në formë të shkruar materialet që do të prodhoni gjatë kësaj periudhe”, tha Alibeaj.

Të pranishëm në këtë mbledhje online ishin të pranishëm, Koalicioni Për Reforma Integrim Dhe Institucione Të Konsoliduara, Premto Gogo; Shoqata për kulturë demokratike, Gerta Meta; Insituti për studime politike, Afrim Krasniqi; Akademia e Studimeve Politike, Erion Tase; Instituti Demokratike Amerikan, Dritan Plepi; Qendresa Qytetarë e përfaqësuar nga Rigels Xhemollari, Lëvizja politike Shpreson, Komuniteti Shqiptar i Helsinkit, Organizata e Drejtësisë Sociale, Shqipëria Bëhet, si dhe Rrjeti i Barazisë në Vendimarrje.

Zjarr Tv Ad