Komisioni për Çështjet Ligjore, miratohet memorandumi me Britaninë e Madhe për frenimin e emigracionit të paligjshëm

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni për Çështjet Ligjore po zhvillon këtë të martë seancën ku në rend të ditës ka 3 çështje.

Seanca nisi me diskutimin për projektligjin për memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që shkojnë atje.

Marrëveshja për memorandumin u miratua sot nga Komisioni, për të kaluar më pas në Parlament.

Më herët ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, njoftoi se ka firmosur një memorandum me një zyrtar të lartë të Britanisë së Madhe për frenimin e migracionit të paligjshëm.

Sipas Çuçit, dy vendet zotohen për shkëmbim informacioni dhe funksionimin e autoriteteve si një njësi e vetme.

“Ky memorandum pason Marrëveshjen e Ripranimit të nënshkruar më herët me homologen Priti Patel. Shkëmbimi i informacionit dhe funksionimi i autoriteteve përkatëse si një njësi e vetme, rrit sigurinë e kufijve dhe godet krimin e organizuar që shfrytëzon migracionin e paligjshëm” shkruante Çuçi pas takimit me zyrtarin britanik.

Zjarr Tv Ad