Komisioni për Mediat përzgjedh 6 kandidatët për anëtarë të AMA

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik përzgjodhi të hënën 6 kandidatë për vendet vakante në Autoritetin e Medias Audiovizive. BIRN mësoi nga dy deputetë anëtarë të Komisionit se nga një listë e gjatë kandidatësh për votim në seancë plenare kaluan emrat e Aurela Bicja, Besjan Zogaj, Desada Metaj, Gjergj Hamiti, Jetmir Halilaj dhe Joana Allushi.

Besion Ajazi, deputet i Partisë Socialiste dhe anëtarë i komisionit, i tha BIRN se për 6 kandidatët pati dakordësi mes palëve. Ajazi tha se procedura e ndjekur ishte ajo e eliminimit, kur opozita dhe socialistët patën të drejtë të eliminonin kandidatë, deri sa u mbërrit në listën me 6 veta që do i kalojnë kuvendit për votim.

Ajazi tha se kandidaturat e kaluara për votim kishin mbështetjen politike të palëve. “Patjetër duhet një mbështetje politike”, tha Ajazi në një bisedë telefonike. Ai tha se procedura ishte bërë bazuar në një ligjin e bërë me asistencë nga BE.

AMA ishte që prej vitit 2019 me 3 vakanca, ndërsa 3 të tjera u krijuan në vitin 2021.

Zjarr Tv Ad