Komiteti e bëri të detyrueshme për ta, studentët kundër vaksinës: Ka efekte të pazbuluara!

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një muaj nga hapja e Universiteteve, studentët dhe mësuesit duhet të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19 në mënyrë për tu futur në auditore.

Mirëpo çfarë mendimi kanë vetë studentët në lidhje me këtë masë të re? PortaliStudentor.al së bashku me Bordin Kombëtar Studentor kanë zhvilluar një pyetësor nga i cili mësuam se sa % e studentëve duan të kryejnë vaksinën dhe cilën prej vaksinave dëshirojnë.

40% e studentëve të pyetur dëshirojnë që të kryejnë vaksinën, ndërsa 60% e tyre nuk dëshirojnë ta bëjnë.

Kur u pyetën se pse nuk dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, 65% e tyre shprehen se vaksina mund të ketë efekte anësore të pazbuluara.  Shumica e tyre preferojnë që të marrin vaksinën  “Pfizer/BioNTech” pasi sipas tyre ajo është më e sigurt.

Kujtojmë se ditën e sotme Komieti Teknik i Ekspertëve duke marrë parasysh situatë epidemiologjike në vend, vendosi që studentët dhe mësuesit duhet të vaksinohen plotësisht.

Më poshtë do të gjeni anketën e plotë:

  • 61% të studentëve pohojnë se mësimi online ka ndikuar keq në shëndetin e tyre mendor.
  • Nga nota 1 deri në 5, studentët kanë vlerësuar mësimin online me notën mesatare 2.39.
  • 65% e studentëve mbështesin zhvillimin e mësimit online tërësisht në auditor.
  • 48% e studentëve kanë pjesërisht besim, ndërkohë 42% e tyre kanë aspak besim se Ministria e Arsimit do sigurojë mbarëvajtjen e këtij viti akademik dhe kushtet e duhura në lidhje me Covid-19 në kampuset universitare.
  • 48% e studentëve kanë pjesërisht besim, ndërkohë 44% e tyre kanë aspak besim se Ministria e Shëndetësisë do sigurojë një menaxhim të mirë të situatës së Covid-19 për aspekte që lidhen me studentët si hapjen eauditorëve, nr. e studentëve në auditor, transportin publik, etj.?
  • 40% e studentëve dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, ndërsa 60% e tyre nuk dëshirojnë ta bëjnë.
  • Kur u pyetën se pse nuk dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, 65% e tyre shprehen se vaksina mund të ketë efekte anësore të pazbuluara.
  • Vaksina që studentët preferojnë më së shumti të bëjnë është “Pfizer/BioNTech” me 77% të të anketuarve.
  • Kur u pyetën se a duhet të jenë të detyrueshme vaksinat për të ndjekur mësimin në auditor, 20% e studentëve u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 80% e tyre u përgjigjën negativisht.
  • Për pyetjen se a do ta bënin vaksinën nëse ajo do ishte kusht për të ndjekur mësimin në auditor, 72% të studentëve u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 28% pohuan se do ta linin vitin akademik me shpresën se vitin e ardhshëm vaksinimi nuk do ishte me detyrim.
Zjarr Tv Ad