Komiteti i Ekspertëve vendos: Në Shqipëri do të hiqet…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 personave, për grumbullimet në aktivitete të ndryshme

Por Mira Rakacolli bëri me dije se mbetet në fuqi përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.

“Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve.

Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen.

Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga Covid”, tha Mira Rakacolli.

Zjarr Tv Ad