Kompania e Gazmend Pajës merr 133 mijë m2 tokë në Dhërmi, reagon aktori: S’kam përfituar asnjë cm2 tokë shteti, për çdo procedurë është vepruar sipas ligjit

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazmend Paja ka reaguar pas akuzave, ku u tha se aktori ka marrë 133 mijë metra katrorë tokë në bregdetin shqiptar për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar.

Aktori me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk ka përfituar as edhe një cm2 tokë nga shteti.

Ndër të tjera ai thotë se ndërtimi i resortit po kryhet pas marrëveshjes së nënshkruar me pronarë të ligjshm për njërën pjesë të tokës, e ndërsa vijojnë negocimet për pjesën tjetër.

Gaz Paja: NUK KAM PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE NGA SHTETI. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik.

Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te Cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat. Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit.

Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi. PERGENJESHTROJME me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone, NUK ESHTE PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE SHTETERORE.

Zjarr Tv Ad