Kompania gjermane habitet se si Kim Jong-Un i siguroi ilegalisht makinat e tyre

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompania e prodhimit të limuzinave Daimler, ka thënë në një njoftim se ata nuk ia kanë idenë se si Kim Jong-Un ka arritur që t’i posedojë makinat e prodhuara nga ata, për shkak se ata nuk kanë ndonjë lidhje banesore me Korenë Veriore për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Kim Jong-Un që dy samite është duke e përdorur markën Daimler limuzinë. Ai për herë të parë u pa me këtë lloj makine në samitin e fundit me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Arritja e Kimit me makinë Daimler i habiti zyrtarët e kompanisë, duke shtuar se kompania e tyre është pjesë e sanksioneve kundër Koresë Veriore, për shkak të planeve të saj për armë bërthamore.

“Ne absolutisht nuk ia kemi idenë se si makinat tona kanë shkuar në Korenë Veriore” tha sekretari i Daimler, Silke Mockert, në një përgjigje për Associated Press. “Për Daimler, me rëndësi është që gjatë eksporteve të respektohen rregullat dhe ligjet ndërkombëtare”.

Madje përveç limuzinave, besohet se diktatori i Koresë Veriore, përdorë edhe një Mercedes Maybach S600 dhe Mercedes Maybach S62, që në fakt edhe kjo kompani e ka ndaluar eksportin në këtë vend.

Daimler është shpërndarësi më i madh i makinave të tipit limuzinë në botë. Ajo shet makinat e saj në të gjitha vendet e botës, përveç në Kore Veriore.

“Kompania jonë nuk ka lidhje banesore me Korenë Veriore për më shumë se 15 vite, dhe strikt qëndron e harmonizuar me embargon e vendosur nga BE’ja dhe SHBA’ja.” tha sekretari Mockert.

Lloji i limuzinës të cilën e ka siguruar Kim Jong-Un, është e pajisur me elemente të komunikimit dhe sistem që ia mundëson atij të jetë në kontakt me pjesën tjetër të botës. Gjithashtu konsiderohet se është ndër llojet më luksoze të limuzinave.

 

Zjarr Tv Ad