‘Komuna e Parisit’ pa energji

0
16

Zona e njohur si ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë ndodhet prej disa orësh pa energji. Shkak për mungesën e energjisë sipas OSSHE, është bërë avaria e shkaktuar nga një subjekt privat që ka dëmtuar rrjetin. ‘Pershendetje/Për shkak të avarisë së shkaktuar në rrjet nga një subjekt i tretë, një pjesë e zonës së “Komunës së Parisit”mbeti pa energji gjatë mesditës. Grupet e avarisë së #OSSH Tiranë punuan intensivisht dhe rikthyen energjinë tek të gjithë abonentët e prekur nga ky defekt’.