Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me 2 Mars do të zgjedhë kryetarin e ri për një mandat 5-vjeçar. Skëndër Bruçaj kërkon një mandat të dytë për të drejtuar këtë institucion fetar, ndërsa përballë tij do të konkurrojnë dy kandidatë të tjerë, ku spikat emri i Myftiut të Tiranës. Afati për të konkurruar për këtë post përfundon me 28 Shkurt.
Agron Hoxha, drejtori i medias në KMSH: “Kemi kandidaturën e kreut aktual të KMSH. Është myftiu i Tiranës Ylli Gurra, është edhe inspektori i xhamive i KMSH, Gëzim Abdishaku.”
Kryetari i ri do të zgjidhet me votë të fshehtë nga 12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile. Gjatë ditës së shtunë pritet të shpallet edhe fituesi.
Agron Hoxha, drejtori i medias në KMSH: “Kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar do të mbëjë një mbledhje dhe do të zyrtarizojë kandidaturat, që do ti kalojnë këshillit të përgjithshëm, i cili do të mblidhët në 2 mars dhe me votim të fshehtë do të zgjedhin drejtuesin e KMSH për 5 vitet e ardhshme”
Zgjedhja e drejtuesit të ri të komunitetit Mysliman pritet të pasohet edhe me përfundimin e punimeve të Xhamisë së Namazgjasë në vjeshtë.