“Koncert në kohë pandemie”, mos e humbisni, sot premiera në orën 18:00 në Teatrin MIGJENI

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Koncert në kohë pandemie”.

Kështu titullohet premiera e estradës së Shkodrës, e cila në të njejtën kohë është edhe një çast ringritjeje i këtij institucioni arti e kulture aq të dashur për shqiptarët. Drane Xhai, Zef Deda, Besnik Çinari interpretojnë bashkë me një grup aktorësh të rinj por shumë të talentuar e mjaft të talentuar shkodranë.

Gjithçka në këtë shfaqje është konceptuar dhe organizuar mjeshtërisht nga regjisori Ismet Drishti, i cili kthehet në vendlindje pas shumë vjetësh me një vënie në skenë. Libreti është shkruar nga Armir Shkurti ndërsa drejtues i orkestrës është Ilir Zoga. Interesimi i shkodranëve për këtë premierë ka qenë i jashtëzakonshëm. Premiera do të shfaqet për tri netë rresht në teatrin Migjeni

Zjarr Tv Ad