Vijojnë diskutimet në mbledhjen e radhës në Komisionin Hetimor Paralamentar për trajtimin e mbetjeve me fokus inceneratorin e Tiranës.
Gjatë fjalës së saj deputetja e PD Ina Zhupa ka thënë se inceneratori i ka marrë lekët brenda natës. Landfilli ka qenë funksional më parë por sapo i kaloi koncesionarit, pagesa që duhet të bënin qytetarët ndryshoi.
Ajo shtoi se Bashkia e Tiranes e dyfishoi koston e pastrimit te qytetit qe kur “Sharren” e mori koncensionari.
“Inceneratori i ka marrë parat brenda nates. Landfilli ka qenë funksional me parë , por sapo i kaloi koncensionarit ndryshoi pagesa qe qytetaret duhet te benin per incenerimin e mbetjeve, i cili as sot nuk ben inicenerimin e mbetjeve. Leja zhvillimore eshte dhenë pas dy vitesht qe aty pranoheshin mbetjet.
Bashkia e Tiranes e dyfishoi koston e pastrimit te qytetit qe kur “Sharren” e mori koncensionari“- u shpreh Zhupa.