Koncesionet, Ahmetaj: Nuk tërhiqemi janë në shërbim të qytetarëve

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj repuplikoi në seancë plenare me opozitën, lidhur me ligjin e koncensioneve. Ahmetaj tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga PPP, të cilat sikundër theksoi ai bëhen në shërbim të qytetarëve.

“Kur erdhët në Parlament u gëzuam, jo për numrat, por se do kundërshtonit e do bëhej debat për politikat, Por, keni rënë në kompleksin e opozitës së vjetër dhe merreni me tituj gazetash portalesh e tv me ngjrya. Cfarë ka në thelb ligji i PPP. Është hequr oferta e pakërkuar. Nuk kanë mbaruar të gjitha, do bëhen ende shumë PPP në favor të qytetarëve. Nuk demonizohen PPP, i keni bërë me qëllim. Është rritur roli i Ministrisë së Financave në kontrollin fiskal.

Pse nuk flisni ju për rrugën Tiranë-Elbasan? Ka qenë gabim që në momentin e parë, dhe vajti kosto më shumë. Për 2016, në Turqi janë 12 mld euro PPP, 69 kontrata të firmosura. Jemi duke folur për instrument të investimit publik. Ne nuk i vëmë çmim jetës, s’mund të thoni ju kemi bërë gabim për chek up dhe dializën. Mos u merrni pse u bë, pse s’u bë, merruni me kostot.

Nga 12 risqe që ka manuali i koncensioneve 3 merr qeveria, një ndër to kosto politike, ato që i shkaktojnë ata në rrugë. Thonë kanë vajtur 46%, është budallallëk, janë bërë sot mbi 200 koncnesione, nga të gjitha këto 186 janë bërë nga qeveria Berisha.

Pse themi ne se duheshin bërë? Shumica e tyre ka probleme me rritjen e çmimit. Si do e justifikoni?
Kjo qeveri nuk do heqë dorë nga PPP në favor të shërbimeve të qytetarëve. Ku nuk kemi mundësitë financiare do ia kalojmë privatit. Një opozitë e tërë ka marrë si flamur PPP, ca do i thoni Dibrës për rrugë, atij që shpëton nga chek up?

Hajde të fokusohemi c’prioriteti kemi? Si e blindojmë ligjin? Dhe këtë bën ligji, detyron ministrinë e financave në aspektin fiskal.” U shpreh Ahmetaj.

 

Zjarr Tv Ad