Koncesioni i Laboratorëve, KLSH kallëzon në SPAK tetë punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK tetë punonjës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

KLSH thotë se ka identifikuar shkelje pas auditimit të kryer lidhur me “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

“Nga auditimi i procedurës së koncesionit të lartëpermendur, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtatë punonjësve, anëtarë të Kominisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP veprime këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në fjalë”, thuhet në njoftimin e KLSH.

“Gjithashtu nga auditimi i procedurës së prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid” janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin publik, si dhe me përmbushjen e rregullt të detyrës së anëtarit të KVO-së”, bën me dije KLSH.

Zjarr Tv Ad