Konferenca Antikorrupsion, ironizon Kryemadhi: Edhe Kajmaku do drejtonte një panel, nëse s’do e kishin arrestuar italianët

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar duke ironizuar konferencën antikorrupsion të organizuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se një panel të kësaj konference mund ta drejtonte edhe ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, nëse nuk do ta kishin arrestuar në Itali, ku u prangos me 20 kilogram kokainë.

Postimi i Kryemadhit:

Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë “kampionët” e kryeministrit.

Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!

Ndërkohë që punojësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin  propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.

Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!

Zjarr Tv Ad