Konferenca e minishengenit, Rama: Refuzimi i përsëritur i Kosovës i pakuptimtë dhe i dëmshëm

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

is konferenca e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit te Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç.

Kryeministri i Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev: Ne jemi të gjithë fokususar në rrugën tonë drejt BE dhe së bashku mund të bëjmë më shumë.  Takimi tjetër planifikohet të zhvillohet në Beograd. Vuçiç do të përcaktojë datën e saktë dhe unë pres dhe jam dakord që takimi tjetër të zhvillohet në Podgoricë. Ne do të jemi të gëzuar ta vazhdojmë në Sarajevë e Prishtinë dhe në maj kur të mbarojmë zgjedhjet në Maeqdoninë e Veriut do të kemi mundësinë tju presim në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç: “Shpreh ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën gjatë tërmetit. Ne bëmë sa mundëm duke sjellë ekipet e shpëtimit. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënese parash. Do të jetë një nga dy tre katër donatorët e mëdhej për Durrësin e Thumanën .

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanoviç: Duhet të nxisim dialogun në çdo temë dhe të bëjmë përpjekje të përfshijmë të gjithë në këtë dialog. Është shumë e rëndësishme që aktivitetet e minishengen të jenë në harmoni me iniciativat e tjera. Është e rëndësishme që në çdo iniciativë rajonale të shohim mundësinë për të bërë progresin dinamik drejt BE.

Rama: Kjo nisëm nuk është përjashtuese. Nuk ka kushte, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush. I kemi ftuar në Tiranë të gjithë dhe më lejoni ta them hapur se refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën. Jemi këtu për të ndërtuar urën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Bindja ime e thellë është se i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambicien e shprehur nga të gjitha vendet për tu bërë pjesë e BE-së.

Zjarr Tv Ad