Konferenca në mbyllje të mbledhjes/ Rama: Objektivi ynë është eliminimi i procedurave të dyfishta në dogana, ky shi ujë i mirë për ‘bereqet’

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rama: TË DYJA ministritë kanë dakortësuar për ngritjern e ekipit të punës së përbashkët, po ashtu duhet nënvizuar marrëveshjen për bashkëpunimin doganor, një kerkëse e kahershme legjitime.

Ekonomitë e vendeve tona do kenë përfitimet e tyre. Në rastin konkret krijimi i manualit të ri të përbashkët është kyçi për atë që thashë, ngritjen në nivel tjetër të lëvizjes së lirë

Besoj është lajm i mirë për të dy anët, vecanërisht për qytetarët e Kosovës që në periudha festash apo pushime ka regjim të ri doganor në kufi, duke mos u krijuar radhë të pafundme, dy ministritë kanë rënë dakort për një sistem alternative monitorimi, pa kontrolle fizike aty për aty, duke e bërë qarkullimin krejtësisht fluid.
Dua të nënvizoj objektivin e përbashkët, jo vetëm të dy qeverive por edhe imi personalisht, për të shtrirë rrjetin konsullator, kemi Milanon dhe Mynih dhe duam të krijojmë sa më shumë hapësira të përbashkëta për të dhënë një adresë për shërbimet te qytetarët.

Eliminimi i procedurave të dyfishta është objektivi ynë parësor. Dua të falenderoj të gjithë skuadrën e Koosvës dhe personalisht Kurtin për ritmin e ri në realizimine këtyre objektivave.

E fundit por jo nga rëndësia, krijimi i sekretariatit për dy qeveritë si mekanizëm i ri cili raporton nga zyrat e dy ministrave dhe kabinetave, për cdo problematike që ndeshet rrugës dhe ka nevojë për ndërhyrje institucionale.
Albin, miku im shumë faleminderit që erdhe deri këtu, mbase ky shi është një ujë I mirë për bereqet për të gjithë punën e përbashkët për bashkimin dhe intensifikimit të gjithë hapësirës duke synuar të kthejmë kufirin në formalitet\faxweb.al

Zjarr Tv Ad