Konferenca – “Treni”, Mustafa: Ndalëm provokimin e radhës të Serbisë

0
607
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Isa Mustafa tha gjatë një konference të jashtëzakonshme shtypi se qeveria e Kosovës ndali provokimin e radhës së Serbisë, duke nënvizuar se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është vendosur që të mos lejohet futja e trenit serb. Ai deklaroi se Kosova është e përkushtuar

Mustafa: Ju falënderoj për përkrahjen e jashtëzakonshme që qytetarët e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare kanë dhënë për parandalimin e kësaj situate. Qeveria e Kosovës dhe të gjitha dikasteret e saj, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe autoritetet e tjera janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve që në mënyrë intensive të adresojnë të gjitha aspektet ligjore për të trajtuar në mënyrë institucione me maturi këtë çështje. Bashkë me kryetarin e Kuvendit dhe në konsultime me Presidentin kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë. Kemi mobilizuar institucionet për t’u përballur me situatën. Kemi njoftuar komunitetin ndërkombëtar për qëllimet e mbrapshta të Serbisë për të destabilizuar situatën në Kosovë.

Kemi mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe kemi marrë vendim që të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore. Kthimi prapa i trenit është veprimi i duhur dhe hyrja e tij në territorin e Kosovës nuk do të lejohej. Në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës. Republika e Kosovës është e përkushtuar në lëvizjen e lirë të qytetarëve por nuk do të lejojë provokime të tilla që kthen Kosovën dhe rajonin në vitet e errëta të konflikteve.

Zjarr Tv Ad