Konfindustria: Rritje e fortë dhe e menjëhershme e çmimit të karburanteve, pas zgjedhjeve

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e fortë dhe të menjëhershme të çmimit të karburanteve menjëherë pas zgjedhjeve vendore 2023.

Bordi i Trasparencës, menjëherë në javën e parë pas zgjedhjeve, rriti çmimin tavan të naftës me 6 lekë/litër. Sot në pikat e pakicës nafta tregtohet deri me 179 lekë/litër. Shqipëria i rikthehet përsëri çmimeve më të larta në rajon dhe nivel krahësimor nga më të shtrenjtat në kontinent.

Çmimet e rritura ndjeshëm të karburanteve në tregun shqiptar nuk shkojnë në të njëjtin kah me çmimet e shteteve të rajonit.

Pwr shembull në Maqedoni çmimi i produktit “naftë” i shprehur në Lek është më i ulët sesa 125 lekë/litër. Nëse do të bëhet krahësimi, përfshirë edhe ndryshimin fiskal, çmimi i “naftës” në tregun shqiptar është 15-20 lekë për litër më i shtrenjtë.

Konfindustria vlerëson, se vendimet e njëpasnjëshme të Bordit të Trasparencës në periudhën para dhe pas zgjedhore për çmimin e karburanteve krijojnë dyshime të arsyeshme, se janë jo vetëm kundër interesit publik, por edhe përdorim për qëllime politike.

Zjarr Tv Ad