Konfirmohen tetë raste të të prekurve nga gripi i derrit në Vlorë, mes tyre një fëmijë.
Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Vlorë konfirmon se në 25 raste të rënda të trajtuara në reminacionin e spitalit të Vlorës, tetë prej tyre janë konstatuar me virusin AH1N1.
Agron Bashllari, shefi i Epidemilogjisë në drejtorinë e Shëndetësisë Vlorë dha detaje lidhur me të prekurit, gjatë paradites së sotme.
Sipas tij situata nuk mund të cilësohet alarmante, pavarësisht rasteve të të prekurve.
Deri më tani janë konfirmuar dy të vdekur nga virusi AH1N1 në spitalin e Santoriumit në Tiranë, ndërsa për një tjetër viktimë pritet përgjigja e analizave.
Gripi i derrit është sëmundje të cilën e shkaktojnë lloje të ndryshme virusesh të cilët te derri janë endemikë. Virusi H1N1, i tipit A, nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por transmetohet nga njeriu tek njeriu, njëlloj si gripi i normal, pasi është një kombinim i gjeneve të virusit të derrit, të shpendëve dhe njeriut. Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm