Konfirmohet gjithçka, skuadra e Formula 1 prezanton pilotin e ri

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alexander Albon është konfirmuar te Red Bull edhe për sezonin e ardhshëm në Formula 1.

Piloti tajlandez mori vendin e Pierre Gasly, i cili kaloi te Toro Rosso, duke impresionuar me paraqitjet e tij, duke fituar besimin e drejtuesve.

Unë e di se sa me fat jam që më jepet kjo mundësi. Jam shumë mirënjohës që Red Bull ka besuar te unë dhe rezultatet e mia pasi u bashkova me ekipin,” tha Albon.

23-vjeçari ka përfunduar në gjashtë pozicionohet e para të çdo gare në këtë sezon. Kur kanë mbetur edhe dy garat e fundit, Albon numëron 19 pikë më shumë se shoku i skuadrës, Max Verstappen.

Ndërkohë, Gasly do të mbetet te Torro Rosso për sezonin 2020, krahas Daniil Kvyat.

 

 

Zjarr Tv Ad