Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Denisa Asko është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Hetimi administrativ ndaj saj nuk gjeti probleme në asnjë prej tre shtyllave të vettingut, pastërtisë së figurës, profesionalizmit dhe pasurisë.
Procesi i vetingut për prokuroren Asko u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonçi Petkoviç.
Denisa Asko ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2010 dhe u emërua si prokurore në Prokurorinë e Shkodrës. Ajo u shkëput nga prokuroria në vitin 2015 dhe pas një periudhe komandimi në Ministrinë e Drejtësisë, u rikthye në detyrë si prokurore e Prokurorisë së Tiranës me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në vitin 2019.