Konfirmohet viktima e katërt nga virusi AH1N1 në Tiranë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konfirmohet vdekja e katërt në Shqipëri për shkak të virusit AH1N1. Mësohet se viktima është na 75-vjeçare, e cila ndërroi jetë një natë më parë në spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”.

Po ashtu, e moshuara vuante edhe nga një sëmundje bashkëshoqëruese siç është pneumonia.

Edhe mbrëmë ndërroi jetë një 37-vjeçar nga Elbasani po në Sanatorium, i cili ishte shtruar në spital prej një javë  me pneunomi në 2 mushkëritë. Por, për rastin në fjalë, përgjigja për AH1N1 ishte negative.

Ministrja Manastirliu bëri me dijë para pak ditësh se situata nuk është alarmante, ndërsa bëri thirrje që njerëzit të vaksinohen.

Zjarr Tv Ad