“Konfiskuam 24 mln euro asete kriminale”, Çuçi flet me shifra: Krahasimi me kohën kur morëm qeverisjen, si nata me ditën

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Statistikat e prezantuara në daljen për mediat, ku bëri një bilanc për vitin 2022 dhe objektivat për 2023, ministri i Brendshëm Beldi Çuçi, i bëri me vitin 2013, kohë kur morën qeverisjen. Çuçi tha se krahasimi i shifrave, flet për një situatë, sipas tij si nata me ditën.

“Krahasimi me 2013 e bëjmë për të parë më të qartë situatën se ku e morëm ne Shqipërinë në aspektin e sigurisë.
Vrasje me dashje në 2022 kemi patur 43, një rekord, numri që në këto vite tranzicion, mund të shohë që edhe në kohën e qoftë largut ka patur më shumë vrasje. 2022 viti me më pak vrasje. Në kohën kur morëm qeverisjen, ishin 1017.

Viktima nga vrasjet me dashje: në 2022 kemi 49 krahasuar me 124, kur morëm qeverisjen. 11 vjedhje me armë në 2022, nga 96 në 2013.
Aksidente rrugore, 2057 në 2013, ndërsa 1165 në 2022. Tre herë më pak, është një statistikë goxha mbresëlënëse.

Besueshmëria te policia, një nga treguesit është bashkëpunimi. S’mund të kemi siguri pa bashkëpunim. Nuk kuptohet të rrisim rigurinë pa patur bashkëpunim me qytetarët. Në 2013 kemi patur 156207, ndërsa në 2022 mbi 1 mln.

Asete kriminale të konfiskuara sipas ligjit Antimafia, dhe nuk po marr këtu OFL, kemi 747 mijë euro në 2012 me pak a shumë 24 mln euro në 2022. Pra janë në dispozicion të shtetit shqiptar këto asete. Koha e reagimit të policisë, në 2016, ka qenë 25 minuta në 2022 – 15 minuta, objektiv ta cojmë në 13 minuta.

Ndryshim si nata me ditën edhe në perceptimin e publikut për punën e Policisë së Shtetit”, u shpreh Çuçi, ndërsa theksoi se gjatë këtij viti u arrestuan 168 punonjës policie në kuaër të luftës pa kompromis luftës ndaj korrupsionit brenda Policisë së Shtetit.

Zjarr Tv Ad