Konflik i ashpër midis dy familjave për motive pronësie në Tiranë

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti të ashpër mes dy familjeve, për motive pronësie në Tiranë.

Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë në 2 shtetas, të cilët përdorën sende të forta gjatë konfliktit.

“Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 4, pas njoftimit të marrë së në rrugën “Xhaferr Zelka” kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit ishin përdorur sende të forta, menjëherë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes këtyre familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.” – njofton policia.

Shtetasi A. K. dhe fqinji i tij, shtetasi A. A. janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët e tyre, shtetasi i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K. dhe T. A., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad