Konflikt me armë dhe thika në Vorë, dy të plagosur/ Vetëdorëzohet në polici oficeri i ushtrisë i përfshirë në sherr, vëllai i një prej të lënduarve

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr mes disa personave në Vorë, ka përfunduar në përdorimin e armëve dhe thikave, duke lënë dy të plagosur.

Sipas njoftimi të policisë, Ergest Hoxha ka plagosur fillimisht me thikë në krah shtetasin Kidi Muzhaqi, i cili ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga vëllai i tij, Ermal Muzhaqi, oficer ushtrie.

Pasi pa vëllain e tij të plagosur, 27-vjeçari nxorri armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin Ergest Hoxha.

Dy të dëmtuar janë shoqëruar në spital, ndërsa oficeri i ushtrisë është vetëdorëzuar në polici, së bashku me armën e shërbimit.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad