Konflikti/ Bushati replikë Nishanit për votën në OKB

0
719
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditmir Bushati i ka bërë replikë presidentit të vendit Bujar Nishani në lidhje me votën në BE të diskutuar një ditë më parë.

Pas një konflikti të nisur që ditën e djeshme në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB për armët bërthamore, Bushati reagon sot.

Ditën e djeshme presidenti Nishani e quajti gënjeshtar ministrin e Jashtën, pasi sipas tij nuk është njoftuar për votën në OKB, siç deklaroi Bushati.

Sot Bushati nëpërmjet n jë njoftimi zyrtar ka reaguar ndaj akuzave të Nishanit dhe sipas tij kjo është shumë e lehte e verifikueshme.

“Shkresa që ka Presidenti është një fakt lehtësisht i verifikueshëm. Kemi vepruar në përputhje me ligjin dhe sqarimi ka qenë shterues. Presidenti ka kërkuar informacion shkresor për këtë çështje dhe ministria e Jashtme i është përgjigjur në formë shkresore. Kjo ka ndodhur përpara deklaratës time ditën e djeshme në Komisionin Parlamentar”- tha Bushati.

Zjarr Tv Ad