Konflikti izraelito-palestinez, vjen reagimi i parë i Kosovës: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga raketat e Hamasit drejtuar civilëve

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Kosovës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez dhe sulmeve me raketa të bëra prej militantëve të Hamasait ndaj Izraelit.

Përmes një postimi në Twitter Ministria e Jashtme e Kosovës shprehet se ashtu sikurse çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi.

“Si çdo shtet Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.

Kujtojmë që luftimet midis forcave izraelite dhe palestineze u intensifikuan mbrëmjen e 11 majit. Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit.

Ditën e djeshme nga bombardimet e ushtrisë izraelite u shkatërruan në Rripin e Gazës disa ndërtesa.

 

Zjarr Tv Ad