Nga aksidenti humbën jetën të paktën 13 persona, ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur. Raportet e hershme thanë se autobusi kishte dalë nga rruga për të shmangur një makinë që po afrohej. Por pamjet e reja tregojnë se shoferi ishte goditur nga një grua dhe shoferi ia kishte kthyer po me goditje.
Autobusi, duke udhëtuar me shpejtësi, pastaj kthehet në korsinë e kundërt dhe shkatërron pengesat e sigurisë, para se pamjet të shkëputen. Policia tha se përplasja fizike mes tyre ishte shkaku i rrëzimit të autobusit, raporton gazeta shtetërore China Daily.
Policia tha se pasagjerja, e identifikuar si një grua 48-vjeçare me mbiemrin Liu, ishte e zemëruar që autobusi kishte humbur stacionin e saj ku do të ndalonte. Ata thanë se ajo e goditi shoferin, të quajtur Ran, me telefonin e saj celular kur ai refuzoi të ndalet për ta zbritur jashtë.