KONFLIKTI NË SIRI: GRATË SHFRYTËZOHEN SEKSUALISHT NË KËMBIM TË NDIHMËS

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjëset e ndihmës thanë se burrat shkëmbenin ushqimet me favoret seksuale. Perveç paralajmërimeve rreth 3 vjet më parë, një raport i ri tregon se kjo gjë po vazhdon të ndodhë në jug të vendit. Agjensitë e UN dhe organizatave të bamirësisë thanë se do të ketë zero tolerancë ndaj shfrytëzimit dhe se nuk kanë qenë në dijeni të abuzimeve nga kolegët e tyre në rajon. Punonjësja e ndihmës tha për BBC se shfrytëzimi është aq i përhapur sa disa nga gratë siriane refuzojnë të shkojnë nëpër qendrat e shpërndarjes, pasi njerëzit mund të aludonin se ato kanë ofruar trupin e tyre në këmbim të ndihmës që kanë sjellë në shtëpi. Një punonjëse deklaroi se disa agjensi humanitare mbyllnin njërin sy ndaj shfrytëzimit, pasi  duke përdorur palët e treta dhe zyrtarët lokalë ishte e vetmja mënyrë për të marrë ndihmat në pjesët e rrezikshme të Sirisë, ku stafi ndërkombëtar nuk hynte dot. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) hartoi një vlerësim të gjinisë bazuar në dhunën e rajonit vitin e shkuar dhe konkludoi që asistenca humanitare po shkëmbehej me favore seksuale në njësi të ndryshme administrative në Siri. Raporti i titulluar “Zëra nga Siria 2018” thotë: “Shembujt janë nga gra apo vajza që martoheshin për periudha të shkurtra me zyrtarët për “shërbime seksuale në këmbim të vakteve” ; shpërndarës që kërkonin numrat e grave dhe vajzave, duke i shoqëruar me makinë për në shtëpi për të “marrë diçka në këmbim”; apo shkëmbim shërbimesh për të kaluar një natë me ta”.   Raporti shton: “Gratë dhe vajzat që nuk kishin një mbrojtje mashkullore, si: vejushat dhe gratë e divorcuara si dhe gratë e zhvendosura nga qytete të ndryshme të Sirisë, ishin veçanërisht të ekspozuara ndaj shfrytëzimeve seksuale. Ky lloj shfrytëzimi është raportuar qe 3 vite përpara.

Zjarr Tv Ad