Konflikti përfundoi me të shtëna arme, zbardhet ngjarja në Laprakë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim personi që qëlloi me armë.

“Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi tjetër, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit  që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç,  banues në Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad