Pasi parashikuan pandeminë, zgjedhjen e Donald Trump si president dhe një sërë ngjarjesh të tjera, “The Simpsons” godasin sërish. Kësaj here, rrjeti ka gjetur fragmentin kur parashikohet pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në serinë e vitit 1998, “The Simpsons” aludojnë për konfliktin Rusi-Ukrainë, teksa ushtarët rusë dhe tanket hyjnë në vend. Një tjetër moment i frikshëm i parashikuar nga seriali është edhe ringritja e Murit të Berlinit.
I think The #Simpsons predicted the Crisis of #Ukraine & #Russia way before only #UkraineConflict #UkraineRussia pic.twitter.com/NFa3oUB5PX
— Pradeep Kumar K (@its_Pradeep96) February 24, 2022
“E urrej ta them, por unë kam lindur në vitin 1961, kështu që 30 vjet të jetës sime i kam jetuar me fantazmën e Bashkimit Sovjetik, pra, për mua fatkeqësisht kjo është më shumë normë sesa parashikim thjesht menduam se gjërat do të shkonin keq,” u shpreh prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean në një intervistë për Holluëood Reporter. “Por që të gjithë e dinë se Putin, e ka bërë të qartë që është një djalë i keq dhe se gjëra të këqija do të ndodhin”,-shtoi ai.