Konflikti te ‘Petro Nini’,avokati i familjarëve: Sot marrëveshja

0
30

Avokati i familjarëve që banojnë në pronën e “Petro Ninit’, bën me dije se më në fund do të zgjidhet konflikti i finalizuar me një marrëveshje mes palëve. Sipas avokatit, marrëveshja do të nëshkruhet sot pas orës 16:00 dhe sipas marrëveshjes të dy familjet do të marrin apartamente.

“Mbas orës 16:00 do nënshkruhet marrëveshja mes palëve.Dy familje do të marrin apartamente sipas paktit”- shprehet avokati.

Kujtojmë që palët u përballën pak ditë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku edhe diskutuan për arritjen e marrëveshjes.