Konfliktohen nxënësit në Suharekë, njëri pëson lëndime

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një rrahje mes dy grupeve nxënësish ka ndodhur sot në oborrin e shkollës fillore “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Nga kjo përleshje njëri nga të përfshirët SH.M. ka pësuar lëndime në trup dhe kokë, për çka është dërguar më pas për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njofton PK.

“Deri te kjo rrahje ka ardhë si rezultat qe katër të dyshuarit D. K., SH. K., SH. A. dhe SH. M.  të mitur duke i thënë njeri tjetrit me fjale: “Pse po më këqyrë shtrembër. Në çantën e të dyshuarit SH A është gjetur dhe sekuestruar një thikë rreth 8 cm ngjyrë e kafet dhe një shufër metalike rreth 50 cm ngjyrë e zezë,  që  dyshohet se ishte përdorur në këtë rast.

Është kontaktuar Prokurori kujdestar ku me urdhër tij rasti shkon me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. Policia po ashtu njofton se është duke hetuar rastin.

Zjarr Tv Ad