Kongresi i Arsimit, Kim: Shqipëria ka të ardhme të jashtëzakonshme, SHBA ju mbështet

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në Kongresin e Arsimit dhe gjatë fjalës së saj ka garantuar mbështetjen e SHBA-ve.

Kim tha se mbështetja ndaj arsimit është po aq e rëndësishme sa mbështetja ndaj Reformës në Drejtësi dhe luftës ndaj korrupsionit, ndërsa shtoi se Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme.

“Shqipëria është në një pikë kritike. 31 vite nga fundi i komunizmit. Është një botë e ndryshme, nxënësit janë të ndryshëm, një e ardhme që duhet të jetë ndryshe. 31 vite më parë askush nuk e kishte menduar Shqipërinë në NATO, dhe sotju uleni krah SHAB-ve dhe vendeve të tjera duke diskutuar për çështjet më të rëndëishme në botë. Dhe vetëm një muaj më parë ju hapët nëgociatat për vendin tuaj të drejtë në BE. Arsimi do të jetë kyç sa përparim do të bëni. Mëbshtetja jonë është e rëndësihme edhe për ne, sepse duam t’ju shohim në Europë dhe mbështetja për arsimin është po aq e rëndësihme sa mbështetja për reformën në drejtësi apo luftën kundër korrupsionit.

Në 31 vite shqiptarët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në disa shkëmbime. Më e rëndësishme, vijnë këtu dhe shohin që Shqiëpria ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe studentët kanë një të ardhme të shkëlqyer.

Këto hapa kanë qenë të rëndësishme për sistemin arsimor të Shqiëprisë, për të ardhmen tuaj. Do shihni më shumë studiues dhe specialistë amerikanë që do të vijnë këtë vit”, tha Kim.

Zjarr Tv Ad