Kongresi i PS fillon punimet, 5 panele të hapura te “Nënë Tereza” për të dëgjuar “hallet” e qytetarëve

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kongresi i Partisë Socialiste ka hapur punimet paraditen e kësaj të shtune. Në pesë panele të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” janë duke u zhvilluar diskutime të ministrave e deputetëve me qytetarët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre si dhe për të prezantuar punën e qeverisë.

Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi dhe Taulant Balla po drejtojnë punimet për bujqësinë me fermerët dhe bujqit që kanë ardhur në Tiranë, shkruan newsbomb.al. Ndërkohë, ministrat Xhaçka dhe Peleshi po drejtojnë punimet në një ambient tjetër për “sigurinë, rajonin dhe Europën”.

Ministrja Belinda Balluku është duke u folur qytetarëve për sfidat e energjisë në vendin tonë dhe rritjen e çmimeve për shkak të ngjarjeve në Ukrainë. Ajo po flet për mburojën e qeverisë për konsumatorët dhe menaxhimin e resurseve në vend.

Për shëndetësinë, mbrojtjen sociale dhe punën janë duke diskutuar me qytetarët ministret Manastirliu dhe Ibrahimaj. Ato po prezantojnë punën e qeverisë gjatë pandemisë dhe sfidat e punësimit në Shqipëri. Të pranishëm janë aktorë të ndryshmë nga secila fushë.

Zjarr Tv Ad