Kongresi i PS-së nis me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita e dytë e Kongresit të Partisë Socialiste ka nisur me një video të ngjarjeve më kryesore të muajve të fundit, ku përfshijnë protesta e Partisë Demokratike, por edhe tërmeti i 26 nëntorit. Para fjalës hapëse të Sekretarit të Përgjithshëm, në pallatin e Kongreseve u mbajt 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, hodhi akuza dhe fyerje në adresë të Presidentit të Republikës.

Balla zgjodhi Kongresin e PS-së për tu dhënë përgjigje socialistëve se përse e votuan Ilir Metën për President, duke thënë se askush nuk e kishte parashikuar sesi do të katandisej ai, duke e krahasuar me një personazh qesharak të njohur për kryeqytetasit.

Balla tha gjithashtu se opozita e vërtetë e socialistëve janë disa njerëz në administratë që sorollasin njerëzit, duke thënë se PS duhet të bëjë më shumë.

Balla: Na kritikojnë pse zgjodhëm Metën president apo në koalicion, treguam se nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme. Bëmë më të mirën dhe Metës i dhamë hakun, si më i miri në fushën e opozitës zgjodhëm Ilir Metën. Nuk e parashikonin se do shndërrohet si Enver Llapa që u nxjerr gjuhën njerëzve te “21 dhjetori? Protesta e dhjetorëve ishte mundësia e mirëseardhur. Por mos harrojmë që erdhi edhe në emër të besimit të Ramës, si shpresa e vetme për ndryshim. Reagimi ynë, ishte i duhuri edhe pse me vonesë. Viti 2020 kthesa historike për shqiptarët.

Punimet do të ndahen në tre seanca.

Diskutime për rindërtimin, Anti KÇK-në dhe integrimin

Rindërtimi, Anti-KÇK, integrimi europian dhe rajonal do të jenë çështjet kryesore të cilat do të diskutohen këtë të shtunë.

Pas Ballës, do të jenë Ministrat që sipas sektorëve do të raportojnë për punën dhe sfidat e qeverisë.

Kjo seancë publike do të mbyllet me fjalën e Kryeministri, njëkohësisht kryesocialistit Edi Rama.

Për 3 orë me radhë socialistët do të përfshihen në një debat mes tyre pa praninë e mendiave, për gjendjen e strukturave të PS, ndryshimet në statut si dhe prezantimi i axhendës politike të PS deri në qershor të 2021, ku vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Më pas në orën 15:00 rreth 1500 delegatë do të zgjedhinn 134 emrat e rinj të Asamblesë.

Edhe pse në tre ditët e Kongresit do t’i jepet prioritet grave dhe të rinjtë, të “vjetrit” socialistë shprehen ende të pakënaqur.

8-ish zyrtarë të selisë rozë, disa prej tyre kundërshtarë të Edi Ramës, i kërkojnë zyrtarisht Kongresit që merret parasysh mocioni me 10 pika për reformimin e Partisë Socialiste.

Zjarr Tv Ad