Kongresi i PS/ Shpërthen Arta Dade: S’më ftoi njeri

0
78
Kryetari i PS Edi Rama, deputetet Sajmir Tahiri dhe Arta Dade, gjate Kongresit te Forumit te Gruas te Partise Socialiste, ne Pallatin e Kongreseve.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arta Dade ka rrëfyer arsyen se përse nuk ishte pjesë e Kongresit të Partisë Socialiste që u mbajt ditën e djeshme në sheshin “Nënë Tereza”, duke treguar se nuk ka marrë ftesë nga asnjë zyrtar i lartë i PS.

“S’më ka ftuar njeri, ndaj nuk isha në kongres. Unë në 2017 kam qenë delegate e Kolonjës, pra kam qenë në kongresin e 2017. Nuk di tani nëse janë bërë zgjedhje të reja të delegatëve të kongresit. Normalisht, nga organizimi nuk më ka marrë askush në telefon për të më treguar për të marrë mandatin. Unë nuk di të jenë bërë zgjedhje të reja për delegatë të rinj” tha ajo.

Por, edhe nëse do të kishte zgjedhje të reja delegatësh për të cilët zonja Dade nuk është e informuar, sërish ka munguar një ftesë për ish-ministren e Jashtme të Partisë Socialiste, sot një zë kritik për disa aspekte të qeverisë “Rama”.

“Nëse kanë bërë zgjedhje të delegatëve të rinj, nuk më është bërë asnjë ftesë për të qenë present në kongres. Mendoj se kjo është e qëllimshme, sepse nga PS kanë bërë ftesa dhe për personazhe që kanë qënë të largët dhe jo kontribuues në PS. Kështu që nuk më kanë kontaktuar në asnjë rrethanë” thotë Dade .

Kohët e fundit, në emisione televizive, Arta Dade ka qenë kritike me lëvizjet e fundit në qeverinë “Rama”, sidomos duke pasur në fokus emërimin në detyrën e ministrit në detyrë të Gent Cakajt, si një emërim jo në kohën e duhur për sfidat që ka Shqipëria në procesin e integrimit evropian. /Neësbomb.al

Zjarr Tv Ad