Kongresmenët amerikanë u çuan në këmbë dhe e duartrokitën, Zelensky: Ne në asnjë moment nuk kemi menduar të heqim dorë!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është duke mbajtur fjalimin e tij në seancën e Kongresit të SHBA-së. Përpara fjalimit ai ka marrë duartrokitje të vazhdueshme nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara.

Zelensky hapi fjalimin e tij në Kongres duke lavdëruar trimërinë e popullit ukrainas dhe duke thënë se “fati” i vendit të tij po vendoset pikërisht tani në mes të pushtimit të Rusisë.

Ai tha se ndonëse Kievi është në sulme taketore të vazhdueshme nga forcat ruse, ata nuk do të dorëzohen.

“Kam nderin t’ju përshëndes në emër të popullit ukrainas, popullit të guximshëm dhe liridashës, i cili për tetë vjet i reziston agresionit rus. Ata që japin djemtë dhe vajzat e tyre më të mira për të ndaluar këtë pushtim rus në shkallë të gjerë. Tani për tani, fati i vendit tonë është duke u vendosur. Fati i popullit tonë ku ukrainasit do të jenë të lirë, nëse ata do të jenë në gjendje të ruajnë demokracinë e tyre. Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qytetet tona, ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona, vlerave themelore njerëzore”, shtoi Zelensky.

Zjarr Tv Ad